Themeluar në maj të vitit 2019

Opa ka të bëjë me shijimin e kuzhinës tradicionale greke.
Është një restorant “street food” i konceptuar nga njerëzit e REVO group, e cila është
një kompani me përvojë të thellë në shërbimet e mikpritjes, menaxhimin e pronave
dhe më shumë. Dyqani ynë i parë ndodhet brenda zonës ‘ish-Blloku’. Tashmë mund
të na gjeni dhe në Rrugën e Kavajës dhe Arena Center. Misioni ynë është të
shërbejmë me sinqeritet pjatat tradicionale greke, me produkte origjinale dhe
t’u japim klientëve një përvojë të këndshme.

Mirë se erdhët në familjen tonë!