BLINI PRODUKTE OPA ME VLERE MBI 1300 LEKË
PLOTESONI TE DHENAT TUAJA NE OPA.COM.AL/PROMO
ZBULONI NESE JENI SHPALLUR FITUES 31 DHJETOR 2024
Plotesoni me poshte te dhenat tuaja per tu bere pjese e shorteut
Na ndiqni ne Instagram @opa.com.al per te zbuluar se bashku fituesit ne 31 Dhjetor, ora 12:00 si dhe per te qene te paret qe degjoni per ofertat tona mujore.
Dhurata 180 Fitues
1 Udhëtim Çift në Athinë
- Fluturim x 2
- Akomodim x 2
Në datat 14-16 Shkurt 2025
PRO Digital 2 TB
Kupona në
4 kupona
10.000 LEKË3 kupona
5.000 LEKË20 kupona
500 LEKË150 kupona
200 LEKËRREGULLORJA E LOJËS PROMOCIONALE OPA
1) HYRJE
Shoqëria RHG shpk, me NUIS L91520027A, me adresë në Rruga Pjeter Bogdani, Godine 1 Kateshe me zone kadastrale 8270, nr pasurie 3/52, Tiranë, përfaqësuar nga administratori Geri Kuka është një shoqëri që operon në fushën e Sherbim Bar- Restorant, sherbim Kateringu si dhe cdo veprimtari tjeter ekonomike qe do te konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme per realizimin e qellimit te shoqerise e qe nuk bie ndesh me legjislacionin shqiptar. Perveç aktivitetit te lartpermendur, aktiviteti i Shoqerise permbledh edhe te gjitha aktivitetet e tjera qe do te jene te nevojshme dhe te pershtatshme qe kjo shoqeri te permbushi objektin e saj dhe qe nuk jane te ndaluara me ligj.Shitje online te produkteve nepermjet e-commerce. Dhënia e shërbimit të këshillimit dhe menaxhimit për palë të treta.
Lloji i lojës promocionale
Bazuar në Nenin 17, pika 5 i Ligj Nr. 155/2015 “Për Lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i përditësuar dhe Vendim nr.196, datë 15.3.2017, “Për përcaktimin e mënyrave, formave, kritereve dhe rregullave për organizimin e lojërave të fatit promocionale”, shoqëria ka konceptuar një lojë promocionale me qëllim promovimin e produkteve dhe menusë të OPA GREEK STREET FOOD, ku konsumatorët kanë mundësinë që duke kryer blerje me vlerë minimale 1300 lekë me TVSH 1,083.33 pa TVSH të regjistrohen në faqen zyrtare të internetit të organizatorit opa.com.al/promo për t’u bërë pjesë e lojës promocionale.
Kohëzgjatja: 15 Dhjetor ora 00:01 – 30 Dhjetor ora 16:00
Dhurata per Fituesit:
1. 1 Udhëtim në Cift në Athinë + Akomodim për 2 Persona në datat 14-15 Shkurt 2025 me vlerë 40,000 lekë pa tvsh ose 48,000 lekë me tvsh.
2. 1 Console Playstation PRO Digital 2TB me vlere 62,500 lekë pa TVSH ose 74,999 lekë me TVSH
3. 1 Apple Watch series 9 me vlere 29,158 lekë pa TVSH ose 34,989 lekë me TVSH
4. 4 kupona me vlerë prej 8,333.33 lekë pa tvsh ose 10,000 lekësh me tvsh = 40,000 lekë me TVSH
5. 3 kupona me vlerë prej 4,166.66 lekë pa tvsh ose 5000 lekësh me tvsh = 15,000 lekë me tvsh
6. 20 kupona me vlerë prej 416,66 lekë pa tvsh ose 500 lekësh me tvsh = 10,000 lekë me tvsh7. 150 kupona me vlerë prej 166,67 lekë pa tvsh ose 200 lekësh me tvsh= 30,000 lekë me tvsh
Kuponat do të përdoren për blerje të produkteve OPA.
Sasia: 180 dhurata
Numri i Fituesve: 180
2) MEKANIZMI
a. Kushtet e pjesëmarrjes
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve OPA me vlerë minimale 1300 Lekë me TVSH ose 1,083.33 pa TVSH gjatë periudhës 15 Dhjetor, ora 00:01, deri më 30 Dhjetor 2024 ora 16:00 dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit opa.com.al/promo bëhen pjesë e lojës promocionale. Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj. Blerjet bëhen në Restorantet OPA si dhe online në aplikacionet me të cilat kemi bashkëpunim. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online. Personat pjesëmarrës duhet të jenë mbi 18 vjeç. Punonjësit e RHG shpk dhe familjet e tyre të afërta nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.
b. Pritshmëria në pjesëmarrje:
Në këtë lojë parashikohet të marrin pjesë rreth 10.000 – 12.000 njerëz
c. Çmimi:
Çmimet do të jenë:
1. 1 Udhëtim në Cift në Athinë + Akomodim për 2 Persona në datat 14-15 Shkurt 2025 me vlerë 40,000 lekë pa tvsh ose 48,000 lekë me tvsh.
2. 1 Console Playstation PRO Digital 2TB me vlere 62,500 lekë pa TVSH ose 74,999 lekë me TVSH
3. 1 Apple Watch series 9 me vlere 29,158 lekë pa TVSH ose 34,989 lekë me TVSH
4. 4 kupona me vlerë prej 8,333.33 lekë pa tvsh ose 10,000 lekësh me tvsh = 40,000 lekë me TVSH5. 3 kupona me vlerë prej 4,166.66 lekë pa tvsh ose 5000 lekësh me tvsh = 15,000 lekë me tvsh
6. 20 kupona me vlerë prej 416,66 lekë pa tvsh ose 500 lekësh me tvsh = 10,000 lekë me tvsh
7. 150 kupona me vlerë prej 166,67 lekë pa tvsh ose 200 lekësh me tvsh= 30,000 lekë me tvsh Kuponat do të përdoren për blerje të produkteve OPA.
d. Promovimi dhe Angazhimi:
Fushata do të promovohet nëpërmjet rrjeteve sociale, në restorantet OPA dhe në aplikacionin WOLT.
e. Përzgjedhja e Fituesit:
Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në mënyrë rastësore nga një program kompjuterik, online live Instagram, në datën 31 Dhjetor ora 12:00 dhe adresën: Rruga Pjeter Bogdani, Godine 1 Kateshe me zone kadastrale 8270, nr pasurie 3/52, Tiranë. Sistemi i organizimit të lojës funksionon nëpërmjet një Data Baze të personalizuar në WordPress të platformës opa.com.al/promo , ku ruhen të dhënat e pjesëmarrësve si emri, email-i, telefoni, numri i fatures dhe koha e dorëzimit. Një formë për mbledhjen e të dhënave në pjesën e Front End-it i lejon përdoruesit të dorëzojnë informacionin e tyre, i cili më pas dërgohet në një procesues në backend duke përdorur funksionin admin-post. Ky procesues siguron që të dhënat të pastrohen dhe të validohen para se të shtohen në bazën e të dhënave. Për të zgjedhur fituesin, një funksion kryen një kërkesë nga baza e të dhënave për të zgjedhur në mënyrë të rastësishme një pjesëmarrës duke përdorur ORDER BY RAND. Ky rezultat më pas shfaqet vetëm në një faqe administrative të siguruar. Funksionet që zgjedhin fituesin janë të kufizuara për përdoruesit me rol administratori, dhe trafiku midis serverit dhe përdoruesve është i koduar duke përdorur HTTPS. Politikat e privatësisë shpjegojnë se si përdoren të dhënat, ndërsa adresat IP dhe kohët e dorëzimit mbahen për të monitoruar aktivitetin e dyshimtë. Këto masa sigurojnë që sistemi të jetë i drejtë, i sigurt dhe i përputhshëm me rregullat e mbrojtjes së të dhënave. Mbas përzgjedhjes së fituesve, kontrollohet kuponi tatimor i hedhur në sistem gjatë proçesit të aplikimit dhe vërtetohet që janë plotësuar kushtet e pjesëmarrjes në shorte. I gjithë proçesi kryhet në prani të një përfaqësuesi të autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një përfaqësuesi të autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, si dhe përfaqësues të tjerë nga stafi i RHG shpk. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë do të njoftohen me shkrim për datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet shorteu dhe do të ndahençmimet. Në rast se subjekti ka kryer njoftimin si më lart, por përfaqësuesit e autorizuar nuk paraqitetn personalisht në datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet shorteu, atëhere Subjekti do të vijojë zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithatë, në këtë rast Subjekti do të informojë titullarin e organeve përkatëse për zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.
f. Njoftimi i Fituesit:
Mbasi përzgjidhen fituesit në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik, personat e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet një SMS ose telefonate rreth çmimit të fituar, duke komunikuar datën, orën dhe vendin për të përfunduar procedurën dhe për të tërhequr çmimin. Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahen dhe Proces Verbalet përkatëse. Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga RHG për t’u regjistruar si fitues dhe të marrë në dorezim dhuratën. Me marrjen në dorëzim të dhuratës, fituesi duhet të firmosë dhe Proçes Verbalin e marrjes në dorëzim. Në rast mosparaqitjeje, konsumatori I përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar. Nga programi kompjuterik do të përzgjidhen gjithashtu edhe 20 lojtarë rezervë, të cilët do të kontaktohen në rast se një nga fituesit nuk përfundon proçesin e regjistrimit. Fituesit e çmimeve paraqesin mjetin e identifikimit në momentin e tërheqjes së çmimit.
g. Pa vlerë parash:
Çmimet që fitohen nga Loja nuk mund të shkëmbehen me para në dorë.
3) PARASHIKIME TË TJERA
Ruajtja e dokumentacionit
Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se RHG mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kesaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të RHG sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.
Forca madhore
Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat RHG shpk nuk është përgjegjëse, që nuk mund parandalohen,riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen dhe çdo injoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar të zhvillohej fushata promovuese.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Në rast mosmarrëveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë lojë promocionale kanë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.
Shoqëria “RHG” shpk
Administrator
Geri Kuka
RHG Albania 2024 / All rights reserved